Me një gjuhë të drejtëpërdrejtë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka përcjellë sot mesazhin e qartë pse duhet larguar kryeprokurori Adriatik Llalla të cilit i ka mbaruar mandati më 7 dhjetor.

Donald Lu: Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojmë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i përfundoi mandati 5 vjeçar me 7 dhjetor. Të dy palët duhet ti japin fundit epokës kur Prokurori i Përgjjthshëm mbron politikanët e korruptuar. Politikanet kane frike nga reforma

Mesazhi i dyte i ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar, komisionet e vettingut dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë, së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK dhe BKH. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur.Ajo nuk ka vdekur por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur. Sistemi i vjetër i drejtësisë mbrojti njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik.

Deklarata në konferencën e organizuar nga Avokati i Popullit paraditen e sotme (12 dhjetor)

Artikulli paraprakBANORËT TEK HARDHIJAT E EGRA NË PROTESTË PËR PRISHJEN E SHTËPIVE
Artikulli tjetër“NDAL TAHIRIT!”, GJYKATA NUK LEJON ISH-MINISTRIN TË DALË JASHTË