Nëse shumë gjyqtarë në vendin tonë e kanë me “pikëpyetje” nëse janë të korruptuar ose jo, ambasadori amerikan në vendin tonë Donal Lu është kujdesur t’i heqë çdo dyshim. Madje Lu i ka dhënë edhe një këshillë:

 Se nëse e gjejnë veten në ndonjë pjesë të këtyre konstatimeve, siç janë ryshfeti apo pasuritë e pajustifikuara, të heqin dorë nga detyra, ndryshe shumë shpejt do të përfundojnë në burg. Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin e konsideron reformën në Drejtësi si një domosdoshmëri për sistemin gjyqësor në vend, ndërkohë që ka gantuar gjyqtarët e prokurorët që kjo nuk është një reformë kundër tyre dhe se asnjë gjyqtar apoprokuror i pakorruptuar nuk do të shkarkohet.Vlahutin ka theksuar se, përmes kësaj reforme duhet t’i jepet fund sjelljeve korruptive pasi reforma do kthejë dinjitetin e shqipëtarëve. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla në Konferencën gjyqësore bëri përgjegjëse politikën për situatën e Drejtësisë në vend. Sipas tij, duke e konsideruar Shqipërinë si një vend ende në tranzicion, shtoi se “presioni i politikës mbi Drejtësinë, pengon reformimin e këtij sistemi”. Gjithashtu, Llalla e sheh zgjidhjen e Reformimit të Drejtësisë nëse politika distancohet.

Artikulli paraprakVELEÇIKU MJAFTOHET ME NJË BARAZIM NDAJ INTERNACIONAL
Artikulli tjetërBORDI I VLLAZNISË, KËTË JAVË PRITET REGJISTRIMI NË QKR