Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur “i lumtur” që presidenti Obama do të takohet sot në Uashington me kryeministrin Rama.

“Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe pas vizitës shumë të suksesshme të sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët, për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”, ka deklaruar Lu

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSUBVENCIONET, MBYLLET AFATI I APLIKIMIT, PËRFITOJNË 100 FERMER
Artikulli tjetërFOTOLAJM – RAMA BASHKON TRE AMBASADORËT