Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu shprehet optimist se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Gjatë një takimi me një grup nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni, diplomati i SHBA në Shqipëri theksoi se të rinjtë janë ata që do të udhëheqin vendin drejt së ardhmes.

“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes.

Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”, u tha Ambasadori Lu një grupi nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni gjatë programit Njihu me Amerikën.

Në qershor pritet që hapen negociatat me BE, por një nga kushtet kryesore është Reforma në Drejtësi, e cila u miratua pikërisht me këmbënguljen e ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu dhe asaj të BE, Vlahutin.