“Partia Socialiste mund të ketë patur rrjedhje votash gjatë votimit për anëtarët e këshillit të qarkut Shkodër”. Pohimi vjen nga kreu i grupit të këshilltarëve të PS Luan Heta, njëkohësisht edhe kandidati i të majtëve që humbi garën për kryetarin e këshillit bashkiak.

Heta nga ana e tij e kontenston tërësisht procesin gjatë konstituimit të këshillit bashkiak duke akuzuar se Partia Demokratike ushtroi diktaturë për të lexuar votën, akuza që i hedh poshtë kreu i ri i këshillit Xhemal Bushati.Edhe partia demokratike përmes kreut të grupit të PD Bujar Hoti nuk mohon faktin se dikush nga aleatët ka devijuar duke çuar votat për anëtarët e këshillit të qarkut në kampin e majtë. Dy koalicionet e mëdha në këshillin bashkiak mohojnë marrëveshjet e fshehta mes tyre edhe pse numri i votave për anëtarët e këshillit bashkiak që u zgjodhën tregon të kundërtën.

Artikulli paraprakKB, VOTIMI PËR KËSHILLIN E QARKUT MES PAZAREVE POLITIKE
Artikulli tjetërDODANI: NË SHTATOR INUK ZBARKON NË SHKODËR