Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Ish deputeti i LSI Luan Rama me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria ka lënë Kishën e Skënderbeut në Kepin e Rodonit në mëshirë të fatit.

Luan Rama shprehet se Kisha e Skënderbeut është lënë në një gjendje mizerabël, pa kujdesje shtetërore.

Postimi i Luan Ramës:

Vëzhgim:

NË KEPIN E RODONIT,

KISHA E SKËNDERBEUT NË MËSHIRË

TË ARKËS SË LËMOSHËS!…

Kepi i Rodonit, ky toponim që na vjen prej periudhës protoshqiptare dhe që lidhet me emrin e mbretit ilir Redon, që njësoj si Monuni, mbreti tjetër i Durrësit, prenë monedha me emrat e tyre sipasi modelit romak, është dëshmi qytetërimi me vijimësi nëpër epoka, por që fatalish, sot është lënë në mëshirën e arkës së lëmoshës.

Pa përkujdesje, pa administrim, pa asnjë gjurmë të vëmendjes shtetërore!

Dhe më konkretisht, fjalën e kam për kishën mesjetare të Shën Ndout, që njihet dhe si kisha e Skënderbeut, për kishën ku ka predikuar edhe Imzot Pal Engjëlli dhe ku gjendet edhe shqiponja e emblemës së kastriotëve.

Formalisht është monument kulture, por që nuk mbrohet nga askush!

Është ndërtuar kur nuk ishim shtet, ka rezistuar përgjatë shekujve përballë gjithëfarëlloj lakmish dhe rreziqesh.

Nuk e shembi as ateizmi komunist.

Madje edhe shteti që ishte kundër zotit, e mbrojti me status të veçantë si monument kulture.

Ndërsa sot, sot që jemi kinse shtet demokatik, sot që kemi edhe ministri për punët e kulturës, ky monumet historie dhe kulture qytetërimi, është lënë në mëshirën e arkës së lëmoshës!