Anija e ngarkuar me drithëra që u nis nga Odessa mëngjesin e 1 gushtit, mbërriti në Stamboll dhe është ankoruar në hyrje të Bosforit në Detin e Zi, lajmin e bëri të situr Ministria e Mbrojtjes e Ankarasë.

Kjo është anija e parë që eksporton grurë ukrainas që nga fillimi i konfliktit me Rusinë. Pas një inspektimi të përbashkët nga delegatët nga Turqia, Ukraina, Rusia dhe OKB-ja , destinacioni përfundimtar i anijes është Libani.