Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë, veçanërisht pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, Këshilli i Ministrave në Itali miratoi të premten masat e reja antiCOVID. Dispozita do të hyjë në fuqi nga 15 mars deri më 6 prill, pas Pashkëve.

Në dekretin e ri parashikohet që nga 15 Mars deri në 2 Prill të gjitha rajonet do të jenë të paktën në zonën portokalli. Baret, restorantet mbeten të mbyllura në zonat portokalli dhe të kuqe.

Për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale. Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Midis rajoneve ndalohet udhëtimi, me përjashtim të arsyeve të punës, shëndetit dhe urgjencës. Mbetet në fuqi shtetrrethimi nga ora 10:00 deri në 5 të mëngjesit. Ndërkohë që rekomandohet që të shmanget udhëtimi, me mjete transporti publike ose private.

Në brezin e kuq është “e ndaluar të lëvizësh brenda dhe jashtë territoreve në zonën e kuqe, gjithmonë me të njëjtat përjashtime të treguara në formularin e vetë-certifikimit.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 viktima nga COVID-19 numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa.

Javën e kaluar qeveria bllokoi eksportin e 250 000 dozave të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi në një përpjekje për të adresuar mungesat e vaksinave.