Lufta kundër informalitetit, sekuestrohen makineri të lojërave të fatit

Operacionet kundër informalitetit janë rikthyer sërish. Ka goditur tre raste të këtij fenomeni, duke proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe tre persona. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar, makineri të lojrave të fatit, CD dhe Atlete. Policia informon: Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të Planit Operacional për goditjen e paligjshmërisë, gjatë ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle në lokale, dyqane dhe në Treg në qytetin e Peshkopisë. Si rezulat i kontrolleve të ushtruara u proceduan penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas dhe konkretisht: Sh. M., 45 vjeç, banues ne Maqellarë-Dibër, për veprën penale “Organizim i lotarive pa leje”, vepër e parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ë tij iu gjetën dy makineri të lojtave të fatit pa dokumentacionin përkatës.Të dyja paisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sh. H. 54 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër,për veprën penale “ Shkelja e të drejtave të pronesisë industriale”, pasi, në lagjen “Treg“, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale CD, të cilat i shiste pa dokumentacion përkatës. L.Xh., 36 vjeç, banues në Lagja Treg, Qyteti Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen treg , Qyteti Peshkopi, u kap në flagrancë duke tregtuar atlete te markave të ndryshme, pa dokumentacion përkatës të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të metejshme .

Artikulli paraprakBURG TRE BIZNESMENEVE TE KROMIT,SKEME MASHTRUESE 1 MILIONE $
Artikulli tjetërGODITET BANDA E GRABITESVE SHQIPTARE NE QENDRA AZILI