“Lufta kundër kancerit, kauzë e përbashkët”, kjo ka qenë tema në fokusin e një seminari të hapur që është mbajtur këtë të hënë në ambjentet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

I organizuar nga Nisma Vullnetare Studentore dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, seminari pati të ftuar pedagog dhe mjek, të cilët folën për sëmundjen e kancerit në përgjithësi. Fokus të veçantë iu kushtua kancerit të gjirit. Sipas doktoreshës Zamira Shabani, numri i të prekurve më kancer të gjirit ndjen rritje me trefish në 25 vitet e fundit. Ndërkohë në Shkodër shfaqen 100 raste të reja çdo vit. “ Shifrat janë alarmane edhe përsa i përket botës. Në një vit diagnostikohen një numër prej 14 milionë raste të reja.  Kanceri, sa më shpejt të zbulohet, aq më shumë shance ka për t’u shëruar. Aktiviteti u organizua në kuadër të ditës ndërkombëtare të kancerit.

Ndërkohë, u paraqit një video e një gruaje që i ka mbijetuar kancerit. E pranishme ishte gjithashtu edhe mjekja pediatre Manjola Shpori, e cila i ka mbijetuar kësaj sëmundjeje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAMORTIZOHET RRUGA E VELIPOJËS
Artikulli tjetërMJEKJA QË I MBIJETOI KANCERIT TË GJIRIT