Megjithëse nuk e mbajti dot premtimin për vaksinimin e 70% të amerikanëve deri më 4 korrik, presidenti i SHBA, Joe Biden ka dyfishuar përpjekjet e tij për vazhdimin dhe intensifikimin e fushatës.

Biden u shpreh se lufta me COVID-19 ende nuk ka mbaruar dhe se kush nuk merr dozat e njërës prej vaksinave anti-COVID po vë në rrezik komunitetin. Ai shtoi se rreziku i pandemisë është shtuar edhe për shkak të variantit delta.

“Lufta jonë me COVID-19 nuk ka mbaruar. Tani teksa unë po ju flas, miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur. Për shkak të kësaj komuniteti jonë është në rrezik, miqtë e tyre janë në rrezik, njerëzit e tyre janë në rrezik. Ky shqetësim është edhe më i madh për shkak të variantit delta.”, tha Biden.

Presidenti amerikan theksoi rëndësinë e vaksinës kundër variantit delta të COVID-19 dhe shtoi se fokusi i kësaj vere për administratën do të jetë pandemia.

“Ne do të vendosim më shumë theksin në komunitetin tonë, do të shtojmë pikat e vaksinimit pranë shtëpive tuaj.”, u shpreh Biden.

Megjithëse administrata e Biden po rrit përpjekjet për të “luftuar” pandeminë, po përballet me një sfidë të vështirë, pasi nga amerikanët e pavaksinuar 74% e tyre kanë thënë se nuk do te merrnin asnjëherë vaksinën anti-COVID.

Situata epidemiologjike në vend tashmë konsiderohet e stabilizuar, kjo për shkak të masave anti-COVID të ndërmarra për një kohë të gjatë dhe procesit të suksesshëm të vaksinimit.

SHBA megjithëse është e para në “listën e zezë” sa i përket pandemisë, tashmë ka stabilizuar situatën.

Artikulli paraprakSOT SEANCA E FUNDIT PARLAMENTARE PËR KËTË LEGJISLATURË! PRITET EMËRIMI I KRYETARES SË RE TË AMA-S, RAPORTOJNË 3 INSTITUCIONE
Artikulli tjetërVON DER LEYEN: 250 MILIONË EUROPIANË QË KANË SHKARKUAR CERTIFIKATËN E VAKSINIMIT KUNDËR COVID-19