Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të pushtetit vendor lidhur me emergjencat civile.

Rama tha se zjarret janë një problem serioz dhe se “aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe lajmërimin hej shiko se këtu ka ardhur një zjarr, çoni helikopterin helikopterin, aty kemi më pak dëme”.

Edi Rama: Shikojmë një situatë problematike në aspektin e kuptimit të detyrës së bërjes së detyrës nga një pjesë e bashkive lidhur me kundërpërgjigjen ndaj zjarreve. Të dhënat e marra nga Njësia Operacionale Europiane e Emergjencave flasin për rekord zjarresh në rang Europë. Për ne është situatë me të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm që do të bashkëjetojmë çdo periudhë vere.

Zjarret janë një problem serioz. Arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Emergjencat Civile, sepse mbrojtja civile është përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit. Edhe e nivelit qendror por edhe atij vendor. Dhe disa Bashki tregojnë se është kështu.

“Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe lajmërimin ‘hej shiko se këtu ka ardhur një zjarr, çoni helikopterin helikopterin’, aty kemi më pak dëme. Ndërkohë kjo historia e helikopterit është histori që duhet kuptuar mirë, që reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën fillon nga niveli i ulët vendor dhe fillon nga ata punëtorët e emergjencave vullnetare nga puna me krahë deri te helikopteri”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakKOSOVA, KRYEMINISTRI SPANJOLL E THOTË HAPUR: MENDOJMË QË ËSHTË SHKELUR E DREJTA NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, KURTI: 9 BARRIKADA ME NJERËZ TË ARMATOSUR NDALONIN QYTETARËT! NDËRKOMBËTARËT TË DËNOJNË DHUNËN E BANDAVE KRIMINALE