Shqipëria mund të angazhojë ushtrinë në frontin e betejës kundër ISIS.

Kryeministri Edi Rama e la të hapur këtë mundësi gjatë takimit që pati me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Në një konferencë të përbashkët nga selia e qeverisë në Tiranë, Rama tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për ta përballuar me suksese kërcënimin e ISIS.