Përfaqësues të shoqërisë civile nga i gjithë qarku i Shkodrës u mblodhën gjatë së premtes në ambientet e Bashkisë Shkodër për të krijuar forumin lokal të qeverisjes së mirë dhe antikorrupsionit si një forum konsultativ për diskutimin e problemeve të qeverisjes në nivel lokal.

Drejtuesi i ANTTARC, organizatë e cila po zbaton këtë projekt tha se pjesëmarrja e shoqërisë civile në vendimarrjen loikale është në element kyç për mirëfunksionim në qeverisje. Objektivi i këtij forumi të krijuar është që të diskutojë dhe të përcjellë rekomandime për institucionet lokale dhe të ndjekë në vazhdimësi nivelin e zbatimit të tyre. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi mundësinë që kanë organizata të ndryshme të përfitojnë grante nga ky projekt.

Artikulli paraprakMBIJETESË ME NDËRTESAT E SHEMBURA
Artikulli tjetërKALAJA OPTIMIST: JAPIM MAKSIMUMIN