Ushtria ruse ka vrarë 600 terroristë në zonën Deir EX-Zor. Ditën e djeshme ushtria ruse ka lëshuar raketa kundër pozicioneve të shtetit Islamik në Siri, duke u nisur nga deti Mesdhe dhe deti Kaspik.

Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 600 terroristë,  konfirmon ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu. “Më 20 nëntor, luftanije të flotës Kaspik kanë nisur 18 raketa në shtatë objektiva, në krahinat e Raqqa, Idlib dhe Alepo. Të gjitha objektivat u goditën me sukses. U vranë 600 militantë”- u shpreh Shoigu.  Të paktën 10 luftanije morën pjesë në operacion, 6 prej të cilave janë pozicionuar në Detin Mesdhe. Ministri shtoi se shteti islamik ka humbur shumë si rezultat i ofensivës ruse dhe se rrjedhja e terroristëve është duke rënë në Siri, ndërsa militantët po largohen. Shoigu theksoi se Rusia është e fokusuar në shkatërrimin e bazës ekonomike të terroristëve, pasi në shënjestër janë 15 qendra të magazinimit të naftës , rafineri të objekteve, si dhe 525 kamionë të naftës. Rusia ka shkatërruar edhe 23 kampet e trajnimit të xhihadistëve, 19 baza ku prodhohshin eksplozivë, 47 depo të municioneve, si dhe shumë objektiva të tjera. Në ditët më parë Rusia ka kryer mbi 522 goditje duke hedhur mbi 1400 bomba.

Artikulli paraprakTITUJT E PRONËSISË, RAMA: DO TË JENË FALAS
Artikulli tjetërDARRAGJATI: DAJÇ, S’KA FOND PËR MIRËMBAJTJEN E ARGJINATURËS