“Nuk ka vend për panik”, tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me masat e shtuara policore në vend pas frikës për rrëzikun e sulmeve terroriste.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të raportimit në Komisoinin e Sigurisë, Tahiri tha se Shqipëria është e rrezikuar po aq sa janë të gjitha vendet që ndodhen në aleancën anti-terrorizëm. Ai tha se ne kryeqytetet e tjera ka dalë ushtria në rrugë, duke theksuar se  masat e marra kundër terrorizmit ne vendin tonë janë masa  shtese për të garantuar siguri tek qytetarët.