Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu bëri thirrje të shtunën që të prodhohen më shumë tanke “për të përmbushur nevojat e forcave ruse” në Ukrainë pasi Kievi filloi një kundërofensivë me armë perëndimore.

Sipas tij forcave ruse po u shterojnë resurset ushtarake dhe se ushtria e Moskës ka mungesa të mëdha, sidomos në sasinë e tankeve. Shoigu, i cili vizitoi një fabrikë ushtarake në Siberinë perëndimore, theksoi nevojën “për të ruajtur rritjen e prodhimit të tankeve” dhe karakteristika më të mira sigurie në automjetet e blinduara, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Shoigu u shpreh se kjo ishte e nevojshme “për të kënaqur nevojat e forcave ruse që kryejnë operacionin ushtarak special” të nisur nga Moska në Ukrainë, shtoi ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHPËRTHEN FESTA NË “AIR ALBANIA” SHQIPËRIA ZHBLLOKIN REZULTATIN
Artikulli tjetërKOMBËTARJA SHQIPTARE SIGURON 3 PIKË PËRBALLË MOLDAVISË