Vllanzia ka zhvilluar ndeshjen e javës së 21 në transfertë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit takim ky që është mbyllur pa gola.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike të dy skuadrat kanë synuar që në këtë sfidë rezultati të ishte në favor të tyre edhe pse asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të gjejë rrugën drejtë portës. Trajneri Ernest Gjoka ka vendosur të luajë me të njëjtin formacion si me Teutën.

Pavarësisht se nuk kanë arritur të shënojnë duket skema  ka rezultuar efikase pasi fatmirësisht nuk kanë pësuar gol ku një meritë të madhe ka edhe portier Alen Sherri i cili ka bërë mësë miri punën e tij në këtë ndeshje ndaj një rivali mjaft të fortë si Luftëtari. Kështu ndeshja Luftëtar – Vllaznia është mbyllur me rezultatin 0-0.

Kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi mund të vendoste shumë në tabelën e klasifikimit. Vendasit mund të futeshin në vallen për Europë, ndërsa miqtë mund të largonin “hijet” e rënies nga Kategoria Superiore.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar nga të dy kampet. Gjirokastritët ishin më kërkues dhe rrezikuan më shumë portën e Sherrit, ndërsa shkodranët i qëndruan besnikë kundërsulmeve.

Reshjet e dendura të shiut rënduan terrenin e stadiumit “Gjirokastra” duke ndikuar drejtpërdrejtë në lojën e ekipeve.

Përfundimisht, sfida mbaroi me rezultatin 0-0. Një pikë që i shërben më shumë Vllaznisë. Luftëtari kalon Partizanin në renditje duke kaluar të 6-ët me 28 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e tetë me 22 pikë.