Ipeshkëvi i Rrëshenit monsinjor Gjergj Meta thotë se Krishtlindjet e këtij viti janë në një moment të veçantë sepse bota po përjeton dy vatra lufte. Edhe Shqipëria ka një situatë të vështirë nga emigrimi masiv por festat si Krishtlindja duhet të na japin shpresë thotë kreu i kishës katolike të Rrëshenit.

Ipeshkëvi Gjergj Meta mori pjesë në një takim në famullinë “Zoja e Shkodrës” për të folur për Sinodin e kishës katolike 2021-2024 si një nga dy personat e përzgjedhur nga Vatikani bashkë me monsinjor Arjan Dodaj. Edhe kisha katolike po diskuton në këtë Sinod sfidat e së ardhmes si një frymëmarrje e re për kishën.

Kërkesa e kishës katolike shqiptare drejtuar Presidencës për të miratuar një ligj që dënon krimet e komunizmit dhe ndalon simbolet e diktaturës duhet të shërbejë si një reflektim për gjithë shoqërinë shqiptare thotë Ipeshkëvi i Rrëshenit.

Vitin e ardhshëm Kisha Katolike pritet që të dalë me dokumentin përfundimtar të Sinodit që nisi para dy vitesh dhe do të prezantohet nga Papa Françesku lidhur me kërkesat e reja për Vatikanin dhe gjithë popullin katolik kudo në botë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJYKATA KUSHTETUESE PEZULLOI MARRËVESHJEN ME ITALINË PËR EMIGRANTËT, REAGIMI I PARË I RAMËS
Artikulli tjetërZHBLLOKOHET RRUGA DERI TEK “COLOSSEO”