Nuk janë pamjet e një nga filmat shqiptarë të realizuar shumë viteve më parë, por janë pamjet e lagjes “Lugoçesme” një nga lagjet më të njohura në qytetin tonë.

Edhe pse ka qënë një ndër premtimet kryesore elektorale që në lagjen “Lugoçsme” do të ndërhyhet sa më shpejt që të jetë e mundur, duket se kjo gjë ka mbetur thjeshtë në kuadrin e nje premtimi. Situata në këtë lagje paraqitet mjaft e rëndë, duket se prej shumë vitesh nuk është ndërhyrë për infrastrukturën apo kanalizimet. Banorët e lagjes “Lugoçesme” shprehen mjaft të shqetësuar për kushtet ku ata janë të detyruar të jetojnë mes papastërtive, rrugës tepër të keqe dhe harresës së institucioneve ku sipas banorëve në këtë lagje ka më shumë së 30 vitë që askush nuk kujtohet të bëjë sado pak në përmirsimin e gjëndjes së lagjes “Lugoçesme”.

Ndër të tjera këta banorë kanë probleme edhe me ujin e pijshjëm, edhe pse shpeshherë kanë bërë apel për situatën aspak të denjë për një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Shkodrës. Pas apelit të bërë nga banorët ata shpresojnë që këto problematika të tyre të mërren parasyshë nga institucionet përkatëse dhe sa më shpejt të bëhet ndërhyrja në rregullimin e tyre.