Shkodra përjetoi një atmosferë të jashtëzakonshme në kuadër të Koncerteve të Verës, me një mbrëmje të veçantë kushtuar Diasporës dhe të gjithë atyre që këto ditë janë kthyer në vendlindje.
Në skenën e ngritur në sheshin para Bashkisë Shkodër, Luiz Ejlli u prit me duartrokitje dhe entuziazëm nga qindra qytetarë dhe vizitorë.
“Kjo është shumë fantastike, dola për xhiro me biçikletë, pashë që kishte koncert dhe u ndala. Më duket se do e ndjek… po emocionuese.”
Energjisë së mbrëmjes iu shtua edhe performanca e Grupit Burn, duke e kthyer këtë event në një festë të vërtetë në zemër të qytetit.
Mbrëmja u mbyll mes muzikës, ritmeve verore dhe atmosferës festive, duke e shndërruar sheshin para Bashkisë në një simbol të bashkimit të shkodranëve kudo që ndodhen.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAZH ME MUSHKONJA NË KUNE-VAIN
Artikulli tjetër“KOLË IDROMENO”, INTERES PËR STUDIMET ME KOHË TË PJESSHME