Luiza Gega kualifikohet për në finalen e garës së 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të atletikës që po zhvillohet në SHBA.

Gega doli në vendin e tretë në baterinë e dytë me kohën 9’14”91, vetëm 62 të qindat larg rekordit kombëtar.

Finalja do të zhvillohet ditën e enjte që herët në mëngjes.