Kur mbeten pak ditë përpara fillimit të sezonit të ri futbollistik, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ka folur për situatën në kampin shkodran. Pasi kanë nënshkruar  kontratën e administrimit me “Gea Sport”,

Luka ka folur për atë që ka ndodhur pak kohë më parë duke dhënë dhe garancinë e tij se Bashkia do të respektojë kontratën, ashtu sicc duhet ta bëjë dhe pala zviceriane. Por a ka vërtetë Luka të njëjtin besim tek kjo kompani sicc ka patur ditën që ka nënshkruar kontratën? Në fund ai ka dhënë dhe garancinë e tij se Bashkia do të jetë gjithmonë në ndihmë të Vllaznisë, sa herë që ajo të gjendet pa një administrator apo kompani drejtuese. Ky sezon Vllazninë e gjen me një kompani administruese si “Gea Sport” e cila në shqipëri ka patur nje bashkëpunim disa mujor vetëm me ekipin e Durrësit. Ndaj mbetet për tu parë se në qoftëse Bashkia e Shkodrës ka bërë zgjedhjen e duhur me firmosjen e kontratës me presidentin e kësaj kompanie Roberto Nava.