Aksi Manchester-Everton ka sjellë dy goditje të rëndësishme në merkaton e Premiere League-s.

Kështu pas ëaynë Rooney që u rikthye te Everton, pas 13 vitesh te Manchester United, një tjetër futbollist ka bërë rrugën e kundërt. Bëhet fjalë për sulmuesin belg, Romelu Lukaku, i cili është zyrtarisht një futbollist i “Djajve të kuq”.

Lukaku u kërkua me ngulm nga trajneri Mourinho dhe marrëveshja mes klubeve u arrit për shumën e 85 milionë eurove. Belgu u aktivizua për katër sezone te Everton, ku arriti të shënojë plot 68 gola, në 141 ndeshje dhe u kërkua me ngulm edhe nga Chelseqa i Antonio Conte-s.