Deklaratat e Ministrit te jashtem te Luksenburut – Hungaria “duhet të përjashtohet nga BE”
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Aselborn ka bërë thirrje që Hungaria të pezullohet apo edhe të përjashtohet nga Bashkimi Evropian, për shkak të shkeljes massive të vlerave themelore të BE-së. Ai përmendi trajtimin e qeverisë së Budapestit ndaj refugjatëve, pavarësisë së gjyqësorit dhe lirisë së shtypit. “Hungaria nuk është shumë larg lëshimit të urdhërave për të hapur zjarr ndaj emigrantëve” tha ai. Udhëheqësit e BE-së takohen në Sllovaki të premten për të diskutuar mbi të ardhmen e bashkimit. Intervista e Aselborn me të përditshme gjermane Die Ëelt ka të ngjarë të ndezë tensioned përpara samitit. BE-ja nuk mund të tolerojë sjellje të tilla të papërshtatshme,” tha ai, “dhe se çdo shtet që ka shkelur vlerat themelore të BE-së duhet të përjashtohet përkohësisht, ose nëse është e nevojshme përgjithmonë nga BE”.