Familjaret e çiftit të bashkeshorteve që humben jeten pasditen e 12 shkurtit në rrugen Lezhë-Shëngjin, u rikthyen në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik. Mes dhimbjes se madhe dhe loteve në sy ata vendosen kurore me lule dhe ndezin qirinj në nderim të viktimave, 33-vjeçarit Paulin Zefi dhe bashkeshortes së tij Zhaklina Hysa.Familjaret e të ndjereve kërkojnë që ti kushtehet vemendje ketij aksi rrugor, pasi mungesa e standarteve po sjell aksidente edhe me pasoja fatale për jeten.

Shqetësmi për degradimin e rruges Lezhë-Shëngjin dhe mungesen e sinjalisitikës në këtë segment është ngritur edhe nga banor të zonës.Ata kërkojnë marrjen e masave dhe prezencë të shtuar të policisë, për të shmangur aksidentet në këtë rrugë e cila gjatë sezonit të veres është mjaft e frekuentuar.

Paulin Zefi dhe bashkëshortja e tij Zhaklina Hysa humben jeten, pasi automjeti me të cilin udhetonin u përplas me një kamion.Policia është në pritje të përgjigjes së aktit të ekspertimit për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik, por mungesa e standarteve në rrugë dhe sinjalistikes mbeten shqetësim në këtë segment me gjatësi 7 km.

Artikulli paraprakNISIN PUNIMET NË XHAMINË “EBU BEKËR”
Artikulli tjetërMARRËDHËNIE ME NJË TË MITUR, PRANGA 38 VJEÇARIT