Shkodra bëhet gati për një tjetër festë të muzikës qytetare. Edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” do të ngjitet këtë vit në skenën e Teatrit “Migjeni”, me 16 krijime të reja muzikore që synojnë t’i shtohen repertorit shkodran dhe atij shqiptar. Pak orë para nisjes së festivalit, organizatorët kanë prezantuar detajet e këtij edicioni gjatë një konference për mediat.

Në drejtimin artistik dhe skenik të dy netëve do të angazhohet një ekip i njohur artistësh. Regjia i është besuar Bojken Lakos, ndërsa prezantimin do ta bëjë Arjola Shehu.

Përmes këtij edicioni, “Luleborë” vijon të mbajë gjallë traditën e këngës qytetare, duke krijuar njëkohësisht hapësirë për prurje të reja muzikore. Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, dhe do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 nëntor, në Teatrin “Migjeni”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQYTETARI NË GREVË URIE PËR PRONËN
Artikulli tjetërBORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON SËRISH ÇMIMET, ULET NAFTA DHE BENZINA