Teatri “Migjeni” hap dyert për Festivalin e Këngës Qytetare “Luleborë”.

Në natën e parë performuan 11 këngëtar profesionist dhe të rinj për publikun shkodran si , Mukades Çanga, Bert Naraçi dhe Blerta Cinaj. Ky festival solli në skenë emra të njohur të muzikës shkodrane , krijimtari te reja dhe rikthen traditën e hershme të qytetit të Shkodrës të muzikës qytetare , e cila erdhi nën moderimin e Arlinda Çausholli.

Prezent në këtë festival ishin personalitete të ndryshme , ku nuk mungoi prezenca e kryetares së bashkisë së Shkodrës , Voltana Ademi. Pjesë e jurisë ishin emra të njohur të fushës së artit Robert Radoja , Osman Mula , Enriketa Kuqani, Julian Deda, David Tukiçi .

Risi këtë vit është se festivali i kengës qytetare luleborë drejtohet nga artisti Markelian Kapedani dhe drejtues i orkestrës Jetmir Barbullushi.