Taulant Balla: Teksa ju protestonit, Sputnik apo Rusia Sot transmetonin live protestën tënde, kjo është e vërtetë, 3 orë live nga protesta e Mondit në Tiranë. Kuvendi duhet të analizojë informacionin që ka ardhur për këtë çështje, besoj se edhe organet e tjera të specializuara, duhet të kenë informacione të tjera se nuk mjafton Komisioni i Auditimit në PD për të larë duart, se s’ka burrë nënë të besoj se Saliu nuk ka qenë në dijeni, Luli nuk flinte gjumë pa pyetur Saliun. E vërteta është se kjo çështje në çdo vend do merrte peshën kryesore sa kohë që partia është e përfaqësuar në Kuvend, se ai sulm ka prekur një element themelor të demokracisë. Në kushtet kur një parti vendoset në akuzë, duhet të kemi të gjitha instrumentet për ta parandaluar këtë gjë.

Edmon Spaho: Fjalët e shumta fukarallëk. Personi që ka marrë paratë duhet të ketë kurajo të dalë dhe të thotë të vërtetën e kësaj historie. Në PD as kanë hyrë as kanë dalë para ruse apo oligarkësh. Ligje ka boll, edhe në kushtet që jemi që të vihen para përgjegjësisë ata që marrin para nga oligarkët apo financime të huaja. Ligji të kërkon që kur merr para t’i deklarosh. Mos ta hedhim topin nga një portë në një tjetër, nëse duam që ta zgjidhim këtë.