
Një prej parqeve më të frekuentura në qytetin e Shkodrës eshte “lulishta e dollarit” , shume qytetare e cilesojne si nje ndër hapësirat e preferuara të tyre
Për t’iu shmangur temperaturave të larta të stinës së verës shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme kalojnë orë të tëra në këtë lulishte.
E ndërsa vlerësojnë këtë parka qytetarët kërkojnë që të ketë më shumë vëmendje sa I takon mirëmbatjes. Ajo që shqetëson më shumë qytetarët vijon të mbetet mungesa e banjove publike, një kërkesë e hershme e tyre.
Qytetarët shpresojnë, që edhe kjo hapësirë ashtu si parqet e tjera te qytetit t’i nënshtrohet një rehabilitmi duke e kthyer këtë park në kushte më cilësore dhe të sigurta.






