
Megjithëse e gjithë lulishta tek ura e Bunës është kthyer tashmë në një kantierë ndërtimi , sërish qytetarët shkodranë e frekuentojë në këto ditë të nxehta Korriku.
Kryesisht janë të moshuarit të cilët zgjedhin të qëndrojnë pranë molos ku marrin edhe flladin e freskët që vjen nga lumi Buna
Të moshuarit thonë se kjo zonë mbetet më e preferuara ndonse aktualisht nuk është në kushtet e përshtatëshme
E gjithë lulishta tashmë i është nënshtruar një rehabilitmi të plotë ku po punohet për rikualifikimn e hyrjes së qytetit . Qytetarët kërkojnë që punimet të ecin me ritëm më të shpejtë per perfundimin e ketij investimi kaq te rendesishem