
Ndonse lulishta e pazarit është në një fazë rikualifikimi sërish kjo hapësirë frekuentohet nga qytetarët shkodranë.
Rehabilitimi I I lulishtes është një process mjaft I rëndësishëm që pritet te ndikoje edhe në cilësinë e jetesës së qytetarëve, por vonesat e punimeve kanë krijuar e një shqetësim për qytetarët.
Qytetarët kërkojën që punimet të ecin më shpejt për të kthyer në normalitet këtë zonë kaq të frekuentuar
Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.
Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.






