
Lulishtet në qytetin e Shkodrës, veçanërisht në sheshin “Perash” si dhe lulishtja e shatërvanit në qendër të qytetit ndodhen në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në burim rreziku për fëmijët që I frekumnetojnë çdo ditë. Lojërat e vendosura për argëtim janë dëmtuar , disa janë të thyera osë të ndryshkuara duke mos plotësuar asnjë kusht sigurie për fëmijët.. Qytetarët shprehen të shqetësuar pasi fëmijët janë të ekspozuar ndaj lëndimeve të mundshme, ndërkohë që nuk merret asnjë masë për riparimin apo zëvëndësimin e tyre.
Sipas qytetarëve nuk është marrë asnjë investim për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave, pavarësisht se frekuentohen çdo ditë nga mosha të ndryshme. Ndaj ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për ti rikthter funksionalitetin këtyre hapësirave si dhe për të garantuar një vend të sigurt ku fëmijët mund të luajnë pa frikë.






