Qytetaret shkodrane kane denoncuar ne redaksine e “Star plus” permes kesaj videoje, ato cka ato quajne skandaloze dhe madje dhe te rrezikshme.

Sipas tyre lulishtet prane pedonales se Molos shfrytezohen per kullotjen e kuajve duke u bere keshtu te paperdoshme per qytetaret.

Ato madje thone se kane qene prezent kur kuajt kane patur perleshje mes tyre duke rrezikuar dhe femijet qe ndodheshin aty prane. Kamera e Star Plus ka bere nje vezhgim kete te merkure per te konstatuar nese denoncimi kishte baza reale. Ajo cka vertetohet eshte prania e kuajve te lidhur nga pronaret e perdoruesit e tyre .

Kjo lulishte eshte shnderruar nga nje mjedis shlodhes ne funksion dhe sherbim te qytetareve per te kaluar disa momente relaksi dhe clodhjeje , ne nje lendine per kullotjen e kuajve dhe bagetive. Ky nuk eshte rast perjashtues ku abuzohet me mjedisin e perbashket e asnje institucion pergjegejs nuk reagon, duke i lene shteg te hapur degradimit.

Ne kete rast kane qene qytetaret ato te cilet kane zgjedhur median per te treguar se ajo cka ndodh rreth tyre nuk eshte aspak normale dhe lulishtet e parqet publike nuk mund dhe nuk duhen shnderruar ne lendina.

Artikulli paraprakULDEDAJ NË KOSMAÇ, BANORËT E MBËSHTESIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA ENDE NË AJËR