Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar pak minuta më parë në profilin e tij në Facebook një foto të disa ministrave të qeverisë Rama, por jo vetëm, të shtruar siç thotë për të darkuar në një nga restorantet më të shtrnjta në Dubai.

Fotoja sipas tij, është shkrepur në një kohë që vendi dhe qindra vetë në Shkodër e Lezhë më së shumti vujanë sërish nga përmbytjet.

Sipas tij, ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

STATUSI I BASHES

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET/ 1685 HEKTARË TOKË NËN UJË NË SHKODËR, BASHKIA APEL BANORËVE PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË. JA RAPORTI I FUNDIT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, 1823 HEKTARË NËN UJË NË SHKODËR