Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë. Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana tha se Basha ka marrë 32,882 vota.

“Komisioni Zgjedhor i Pd spao ka përmbyllur përgatitjen dhe deklarimin e rezultatit përfundmitar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur kutitë një nga një janë regjistruar të dhënat e dokumentuara.

Nga procesverbalet rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në grë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur përfaqësi. Bazuar në të dhëna zyrtare të 76 procesverbaleve rezulton se nga kanë votuar 41970 anëtarë

413 vota të pavlefshme. Për Kadilllin 780 anëtarë. Harxhi 983. 6038 anëtarë për Shehajn. 32882 anëtarë kanë votuar Bashën.

Bazuar në këto të dhëna komisioni zgjedhor shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën”, tha ai.

Artikulli paraprakBASHA FITON NË PD SHKODËR, N/KRYETARIT SI DEL EMRI NË LISTË
Artikulli tjetërSHKARKIMI I METËS, KUVENDI ÇON NË GJYKATËN KUSHTETUESE VENDIMIN, PRITET ‘FJALA E FUNDIT’