Lulzim Basha i përgjigjet Edi Ramës: Avash se t’u mor fryma o lider global…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama pas kritikave të këtij të fundit për programin elektoral të PD. Në një status në Facebook, Basha ironizon Ramën për 300 mijë vendet e punës që premtoi të hapte dhe tani ka filluar të merret me programin e Partisë Demokratike. “Pasi e qau programin e vet me 300 mije vende pune dhe shendetesi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozites. Ti thote dikush: fol me ngadale kur flet per zgjedhjet se te merret fryma…”, shkruan kreu i demokratëve Lulzim Basha. Gjatë video-monologut në Facebook, Kryeministri Rama u shpreh skeptik për votimin elektronik në zgjedhje dhe nisi të kritikonte programin e opozitës.

Artikulli paraprakRRËZOHET NJË SHTYLLË NDRIÇIMI NË RRUGËN MUZE TË GJUADOLIT
Artikulli tjetërTE PANJOHURAT E FSHESAREVE TE SHKODRES