Kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar yll polar për të ardhmen e Kosovës.

Basha shkruan se Rugova mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.
Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.