Koalicioni Euroatlantik zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Rrëshenit, ku mori pjesë edhe drejtuesi i këtij grupimi politik, Lulzim Basha. Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, Lulzim Basha theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve si një moment vendimtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi kandidatet për deputet në Qarkun e Lezhës.

Kandidati për Deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Lezhës Eduart Ndocaj, ju kërkoi mirditoreve që të ndëshkojnë me vote dy forcat e mëdha politike që e kanë mbajtur peng këtë zonë.

Takimi në Rrëshen u karakterizua nga një frymë pozitive dhe mobilizuese, që sipas organizatorëve është tregues i mbështetjes së gjerë për Koalicionin Euroatlantik në Qarkun e Lezhës.

Artikulli paraprakBESMIR LESHA MERR MBËSHTETJEN E BIZNESEVE SHKODRANE
Artikulli tjetërVOTA DIASPORËS E RËNDËSISHME PËR DEMOKRACINË NË VEND