
Prurjet e shumta të lumenjve gjatë ditëve të fundit me reshje shiu kanë depozituar sasi të konsiderueshme mbetjesh drejt bregdetit të Lezhës. Pas tërheqjes së ujit të detit, në plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë evidentuar zona të mbuluara nga trungje drurësh dhe mbetje plastike, duke krijuar ndotje mjaft te madhe.
Përballë kësaj situate, me stabilizimin e kushteve atmosferike, Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për pastrimin e vijës bregdetare.Prej kesaj te hene punetor dhe mjete të shërbimeve janë angazhuar në terren për largimin e mbetjeve dhe rikthimin bregdetit në gjendje normale.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë Jurgen Marku thotë se monitorimi dhe ndërhyrjet do të jenë të vazhdueshme, për të patur një bregdet të paster nga Rana e Hedhur deri në Kune.
Prurjet e lumenjve Drin dhe Mat vijojnë të sjellin ndotje të madhe në bregdetin e Lezhës, sa herë ka shtim të prurjeve nga reshjet e shiut, duke i kthyer në shqetësim për zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales.






