Ndotja nga antibiotikët në lumenjtë e botës tejkalon 300 herë nivelin e sigurisë. Emergjenca vihet në pah nga një studim i Universitetit të New York që do të paraqitet në një konferencë për Toksikologjinë Ambientale, e cila do të mbahet në Helsinki. Janë analizuar lumenjtë e 72 vendeve në 6 kontinente dhe antibiotikët janë gjetur në 65% të tyre.

Nivelin më të lartë të ndotjes nga antibiotikët e kishte një lumë në Bangladesh, i cili zakonisht përdoret për infeksione bakteriale të lëkurës dhe gojës, dhe niveli i gjetur ishte 300 herë më i lartë sesa limiti i ndotjes.

Autorët specifikojnë se lumenjtë e Azisë dhe Afrikës janë më problematikët dhe më nivele toksike shumë të larta, por problematike konsiderohet situata edhe në Evropë e Amerikë, pra problemi është global. Në Evropë, Tamisi i Londrës është ndër më të ndoturit, me një koncentrim prej 233 nanogram antibiotikësh për çdo litër.

Artikulli paraprak29 MAJI, DITA NDËRKOMBËTARE E PAQERUAJTËSVE TË OKB-SË
Artikulli tjetërWHATSAPP ”PËRMBYTET” NGA REKLAMAT