
Kur po përballemi çdo ditë me situata problematike e shqetësuese sa I takon përhapjes së pandemisë dhe infeksioneve të tjera, derdhja e ujërave të zeza në lumin Buna është lënë në harresë nga institucionet.
Prej shumë vitesh ky fenomen vijon pa ndalur për shkak të mos ndërhyrjes nga ana e institucioneve për të ndalur masakrën mjedisore. Për qytetarët shkodranë të cilët e frekuentojnë pedonalen e “Molos”, ndotja rrezikon të kthehet në një infeksion të rrezikshëm me rritjen e temperaturave.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e instancave përgjegjëse.Pavarësisht thirrjeve të herë pas hershëm të qytetarëve shkodranë por edhe shoqatave mjedisore për të vënë dorë dhe ndaljen e këtij fenomeni, situata mbetet e njejtë.
Aq më tepër duhet të ndërhyhet gjatë verës, ku numri I qytetarëve që vizitojnë këtë zonë rritet dhe temperaturat e larta mund të shkaktojnë përhapjen e ndonjë infeksioni nga derdhja e ujërave të zeza në lumin Buna.






