
Tonelata mbetjesh dhe kafshe te ngordhura kane mbuluar Vainin.Pamjet e marra paraditen e se henes, ne grykederdhjen e Lumit Drin ne Vain, tregojne ndotjen e madhe te bregdetit ne kete zone.
Tonelata mbetjesh urbane e deri tek kafshet e ngordhura kanë përfunduar në det.Kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të mbetjeve të cilat hidhen në brigjet e përrenjeve dhe lumit Drin e më pas përfundojnë në det.Përveç dëmeve të mëdha për shëndetin, malet me plehra shëmtojnë një prej panoramave më të bukura natyrore.
Këto mbeturina janë sjelle nga lumi dy ditë më parë, i cili pati shtim te prurjeve nga reshjet e shiut.Nga pamjet e xhiruara pasditen e së hënës nga Star Plus Tv lumi Drin ngjante me një landfill në të cilin lundrojnë qelqe e plastikë. Mbeturinat përshkojnë rrjedhën e lumit, e me pas përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje alarmante. Shkaktari i ndotjes është dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara dhe në kohë reshjesh, rrjedha e ujit i çon në Adriatik.


