
Prej shumë vitesh, Drini mbetet një nag zonat më të preferuara për të bërë plazh. Janë kryesisht të rinjtë ata të cilët zgjedhin lumin Drin për të kalaur pak orë nën adrenalinën e rrjedhës që ka lumi, por edhe qetësisë që natyra në këtë zonë të fal. Gjatë vëzhgimit tonë, mendimi se të rinjtë janë besnikë të kësaj zone u përforcua edhe më shumë.
Por, nuk mungojnë as moshat e treta. Një zotëri na tregon se vjen për të bërë plazh në këtë zonë me të njëjtën dëshirë të 30 viteve më parë.
I pozicionuar në hyrje të qytetin të Shkodrës, lumi Drin është një zonë e cila vazhdimisht tërheq pushues shkodranë gjatë stinës së verës. Uji I ftohtë, I pastër dhe rrjedha e lumit janë nga arsyet pse kryesisht të rinjtë zgjedhin të bëjnë plazh gjatë gjithë sezonit veror.






