
Dhjetra banesa në lagjen Bahçallek rrezikojnë të përfundojnë në ujërat e lumit Drin.
Kjo për shkak të gërryerjes së tokës gjithnjë e më shumë. banorët kërkojnë nga shteti që të marra masa për të parandaluar efektet negative që vijnë nga erozioni. Një zgjidhje tregojnë banorët është që shteti të ndërtojë një argjinaturë për të siguruar shtëpitë e rrezikuara. Në vetëm pak vite uji i lumit Drin në lagjen Bahçallek ka gërryer një pjesë të madhe të tokës duke iu afruar ndjeshëm banesave të zonës. Banorët shprehet se shtëpitë e tyre janë të rrezikuara nga erozioni. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të bërë të mundur ndërtimin e një argjinature për të mbrojtur dhe siguruar shtëpitë aty. Edhe më përpara komuniteti i lagjes Bahçallek ka ngritur këtë shqetësim për gërryerjen e tokave nga lumi Drin por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Dhjetra ndërtesa rrezikojnë të merren nga rrjedha e lumit.






