Argjinatura e lumit kir vijon të dëmtohet gjithnjë e më shumë.

Banorët aty pranë por edhe persona të tjerë vazhdojnë që të hedhin pa kriter mbeturina duke ndotur në të gjithë gjatësinë e saj argjinaturën e lumit kir. Edhe pse shpesh herë është thënë që argjinaturat duhet të mbrohen e madje të mirëmbahen e të investohen në to, tek argjinatura e lumit kir, ndodh e kundërta. Çdo ditë aty sasia e mbeturinave që hidhen është e konsiderueshme.. Përveç kësaj, një problem shqetësues është edhe dëmtimi i përditshëm i argjinaturës. Skavatorët gërryejnë në mënyrë të pamëshirshme në shtratin e lumit kir duke marrë zhavor për ta transportuar më pas me kamionë në destinacione të tjera. I gjithë ky process, që jo vetëm lumin kir por edhe lumenj të tjerë i shkatërron ndodh në mes të ditës pa patur shqetësimin e askuj. Edhe drejtuesit vendor në shkodër herë pas here kanë bërë apel duke u shprehur me tone të ashpra për abuzuesit por mesa duket realiteti është krejt tjetër. Këto gërryerje të përditshme kanë pasojat e tyre sa here që ka reshje të dendura shiu. Prej vitesh flitet për devijimin që ka pësuar lumi kir, zgjerimin e shtratit të këtij lumi apo edhe shterrimin në masë të konsiderueshme. Gërryerja, hedhja e mbeturinave dhe harresa totale çojnë më pas në një gjëndje ku askush nuk ka forcën për ta sjellë në gjëndjen e mëparshme. E pasojat i ndjejnë vetëm banorët që lidhen në mënyra të ndryshme me shtratet e lumenjve duke jetuar me frikën e përmbytjes sa here ka reshje shiu.

Artikulli paraprakPD PËR REFERENDUMIN E PS-së: RAMA BLEU VOTAT
Artikulli tjetërKUALIFIKIMI I MËSUESVE, DAR SHKODËR 277 MËSUES NË PROVIM