Brigjet e lumit Kir vijojne te perdoren si vend depozitimi per mbetje urbane dhe inerte te ndryshme.

Pamjet flasin qarte se si apelet e institucioneve vijojne te bien ne vesh te shurdhet pasi cdo dite mbi argjinaturen e ketij lumi, , shume prane banesave te lagjies “Skenderbeg” hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh te ndryshme duke krijuar nje situate mjaft problematike. Jane vete banoret e kesaj zone qe pohojne se mbetjet urbane dhe inertet e depozituara mbi kete argjinature deportohen nga qyteti duke e kthyer keshtu kete zone ne nje landfill mbeturinash .

Rritja e numrit të këtyre banorëve ne kete ka ndikuar në shtimin e ndotjes por nga ana tjetër vetë ata janë të rrezikuar nga përhapja e ndonjë infeksioni të mundshëm,. Nderkohe prezenca e mbeturinave, gërryerja e shtratit të këtij lumi dhe prania e inerteve kane ndikuar edhe ne devijimin e shtratit te lumit Kir duke dëmtuar ndjeshëm bazamentin e tij. Nderkaq Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund te shkaktohen.