Argjinatura e ndërtuar në vitin 2013 në fshatin Bardhaj është dëmtuar dhe atë e ka rrëmbyer uji i rrjedhshëm i lumit Kir.

Fshati Bardhaj ndodhet në njësisë administrative Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër. Banorët tregojnë se ditët e fundit për shkak të prurjeve të lumit Kir jo vetëm se po gërryhet toka por uji ka dalë edhe në sipërfaqe. Vetë fëmijët që shkojnë në shkollë tregojnë se si izolohen kur uji i lumit del në rrugë. Përveçse ka pësuar çarje në dy vende të ndryshme pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj kjo argjinaturë e ndërtuar para tre vitesh është gërryer nga uji dhe shumë shpejt mund të përfundojë brenda lumit duke bërë që këto investime të përdoren vetëm për përvitsim parash. Në atë zonë janë afro 200 shtëpi që mund të izolohen bashkë me nxënësit e shkollës.