Lumi nxjerr trupin e 47 vjeçarit, u zhduk pas kthimit nga Greqia

Prurjet e lumit Osum kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë të 47 vjeçarit, Jani Vrushaj, i cili u kthye nga Greqia që në datën 6 shkurt dhe askush nuk e pa më të gjallë. Kanë qënë banorët e zonës në afërsi të fshatit Tapi, në rrethin e Kuçovës, të cilët mesditën e sotme kanë parë në breg të lumit trupin e pajetë dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e policisë. Ekspertët hetimorë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u bë idetifikimi i trupit të pajetë që sipas familjarëve rezulton të jetë Vrushaj, i cili u kthye nga Greqia gati tre javë më parë, por që nuk mbërriti kurrë i gjallë pranë të afërmve. Më 9 shkurt, familjarët e tij dhanë alarim se babai i dy fëmijëve ishte kthyer nga emigrimi, ku jetonte prej vitesh sëbashku me bashkshorten dhe dy vajzat, por nuk shkoi në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Poshnje, ashtu siç dhe kishte njoftuar. Familjarët zbuluan gjurmë të tij në breg të lumit Osum në Bashkinë e Urës Vajgurore dhe në datën 10 dhe 11 shkurt nisën kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë, por pa rezultat. Gjetja e trupit të pajetë sot nxori në dritë dyshimet e të afërmve sipas të cilëve, në një moment depresioni nga i cili vuante prej kohësh 47 vjeçari i dha fund jetës duke u mbytur në lumë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË NJË MAGAZINË MIELLI ,VETEM DEME MATERIALE
Artikulli tjetërRRËFEHET 18 VJEÇARJA QË E PËRDHUNUAN NË GJIRIN E LALZIT