Kryeministri Edi Rama:

Besoj që i dëgjuat vendimet e qeverisë sot, por kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë, por ka të bëjë me një zhvillim që unë e konsideroj shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec.

Që do të thotë, me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tanimë janë edhe pronarë.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë e konsideroj shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur t’i mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësit, për të cilët ka një proces hetimor.

Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi e manipulimi.

Artikulli paraprakSEJKO PRET MISIONIN E FMN-SË, VLERËSOHET ECURIA E EKONOMISË SHQIPTARE: PERSPEKTIVA MBETET E FAVORSHME
Artikulli tjetërRAMA: MERR FUND ÇDO SHQETËSIM I ATYRE QË PRETENDOJNË PRONËN